Milan probleme me Brahim Diaz

Milan probleme me Brahim Diaz

 Rendimenti në rënie i Brahim Diaz ka shkaktuar disa probleme në skemat e Stefano Piolit dhe kjo situatë konsiderohet shumë shqetësuese për Milanin . Spanjolli është një ndër nxënësit më të mirë të italianit por me këtë situatë ka humbur shumë terren në lidhje me qëndrimin në ‘’ San Siro “ .

Sinjalet janë të qarta për 22 vjeçarin i cili nuk ka arritur të gjenerojë asnjë problem për rivalet , fakt që është fuqizuar me infektimin me kovid në muajin tetor dhe që prej asaj kohe ka qëndruar në vëndnumëro .  

Tani më shumë se kurrë Stefano Pioli kërkon ti ketë të disponueshëm të gjithë lojtarët për të avancuar ashtu siç duhet por sipas  ‘’ La Gazzetta  dello Sport “  drejtuesit e Milanit nuk mund ta zgjasin më shumë këtë situate kritike e cila  rrezikon mbaravajtjen gjatë këtij sezoni .

Sipas të përditshmes italiane , Real Madridi tentoi ta rikthente Brahim Diazin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por kundërshtimet e Milanit bënë që sulmuesi nga Malaga të qëndronte tek gjigandët e Serisë A  për të respektuar kohën e huazimit tek ‘’ Djalli ‘’.

 Sigurisht ky moment do ti shërbejë këtij lojtari për të shtuar përpjekjet drejt rikuperimit të versionit më të mirë dhe ta bindë  Stefano Piolin se mund të vijojë të mbrojë ngjyrat e italianëve .

56 vjeçari e di shumë mirë se  këtij Milani i duhet mos të lëshojë pe deri në fund pavarësisht se është i ndërgjegjshëm se e pret një rivalitet shumë i fortë  dhe për të shkuar drejt sukseseve duhet domosdoshmërisht një mbështetje e fuqishme ndaj nxënësve të tij .

4 gola dhe 4 asiste në 24 sfida janë një demostrim i qartë se Brahim Diaz duhet të bëjë një punë voluminoze për të arritur qëllimin sepse është pjesë e një ndër skuadrave më të suksesshme në botë tek e cila duhet ti bësh mirë llogaritë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy