
Pas hapit të suksesshëm të bërë në mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën çerekfinale të Uefa Champions League ku mundën 2-3 Bayern Munchen , gjërat për Parisin janë vështirësuar ndjeshëm . Sulmuesi Kylian Mbappe i ka bërë me dije kryeqytetasve se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën.
Duket se 30 qershori i 2022-shit do të jetë i largët për 22 vjeçarin , date e cila dikton përfundimin e saj me kuq e blutë sepse ka deklaruar se dëshiron largimin nga ‘’ Parque De Prince ‘’ në fundin e sezonit aktual. Ashtu siç ka raportuar ‘’ Deportes Cuatro ‘’ talenti francez dëshiron vijimin e karrierës tek Real Madridi , pretendenti më këmbngulës për të marrë shërbimet e yllit të ‘’ Les Pariziens ‘’.
Objektivi i tij është përfshirja në një ekip me mentalitet fituesi që do ti krijonte mundësitë për fitimin e sa më shumë trofeve në çdo sezon të cilët do ta lartësonin figurën e tij dhe këtë dëshirë ekipi ‘’ Los Blancos ‘’ mund t’ia plotësoje pa asnjë pikë dyshimi. Manjati i spanjollëve Florentino Perez asnjëherë nuk e ka fshehur faktin se një ditë do ti pëlqente ta transferonte në të famshmin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .
Kryeqytetasit janë të vetëdijshëm se nuk duhet të fillojnë asnjë aksion në drejtim të të ashtuquajturit ‘’ Donatello ‘’ deri sa kampionët në fuqi të Ligue 1 të deklarojnë vlerën e kartonit të perlës se tyre . Duke iu referuar dëshirës së pareshtur të ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe gjithashtu objektivave të Mbappes për të ardhmen mund të arrihet lehtësisht në konkluzionin se një prej nxënësve më të mirë të Mauricio Pochettinos do të përshëndetet përfundimsht me këtë institucion në merkaton verore .



