Përgjaket Athina, tifozët grek sulmojnë holandezët, pasi Ajaksi mposhti AEK (VIDEO)

Përgjaket Athina, tifozët grek sulmojnë holandezët, pasi Ajaksi mposhti AEK (VIDEO)

Ajaksi ka marrë një tre pikës të artë në një transfertë mjaf të vështirë kundër skuadrës greke të Aekut.

Skuadra holandeze triumfoi në Greqi me rezultatin e pastër 0-2 duke siguruar automatikisht kualifikimin për në fazën tjetër të kompeticionit të “Uefa Champions League”.

Të dy golat e fitores për ekipin e Ajaksit u realizuan në pjesën e dytë të takimit me anë të Tadic që ishte autori i kësaj dopiete në minutat 68’ dhe 72’.

Me këtë fitore Ajaksi ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 11 pikë deri në pritje të sfidës së Bajernit, ndërsa AEK pozicionet në vendin e fundit me 0-pikë

Ndërkohë, në sfidën tjetër të zhvilluar në orën 18:55, Plzen triufmoi në trasnfertë ndaj CSKA së Moskës me rezultatin 1-2.

Një humbje surprizë kjo për vendasit të cilët ishin favorit për të marrë fitore, por që çekët luajtën një 90-minutësh mjaft të mirë duke dal me tre pikë.

Golat e fitores për Plzen u shënuan nga ana e Prochazka dhe Hejda të cilët përmbysën avantazhin e krijuar për CSKA-në nga Vlasic.

Me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 4-pikë duke mbajtur gjallë shpersat për një vend që të dërgon në “Europa League”, ndërsa CSKA renditet e fundit me të njëjtën kuotë pikësh.

Më poshtë golat e takimit në ndeshjen AEK-Ajaks.

Goli i parë i shënuar nga Tadic

Goli i dytë i shënuar nga Tadic

Por sfida mes AEK-ut dhe Ajaksit është shoqëruar me incidente të rrezikshme të krijuara nga ana e tifozerisë vendase.

Një bombë shpërtheu pranë tifozave të Ajaksit të cilët mbetën të plagosur nga ai shpërthim i fuqishëm.

Tifozët grekë kanë sulmuar me koktej molotovi tifozët miq, duke i përgjakur disa prej holandezëve.

U desh ndërhyrja e Policisë për të shpërndarë tifozët mik të cilët sulmuan ashpër tifozët e Ajaksit.

Takimi mes AEK dhe Ajaksit u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të skuadrës Holandeze. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy