Manchester United, nis kontaktet me Xavi Hernandez

Manchester United, nis kontaktet me Xavi Hernandez

 E ardhmja e Erik Ten Hag në stolin e Manchester United vijon të jetë në pikpyetje dhe drejtuesit e tyre tashmë kanë nisur tratativat për të transferuar një tjetër trainer në ‘’ Old Trafford ‘’.

Xavi Hernandez është përfshirë në listën e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’, i cili mban mbi supe një eksperiencë të gjatë, si lojtar dhe më pas si trainer tek Al- Sadd i Katarit dhe tek Barcelona, ekip që bëri ligjin në të kaluarën, në çdo kompeticion.

Sigurisht tek 20 herë kampionët e Premier Leagues duhet një ndryshim rrënjësor për të tentuar më pas arritjen tek titujt e munguar prej kohësh në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.

Historia e Manchester United s’ka nevojë për koment, duke qenë se është një ndër klubet me më shumë traditë, në Angli dhe Europë.

Një ekipi të këtij niveli medoemos i duhet një trainer që e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit dhe në rastin konkret, Xavi Hernandez e ka dëshmuar si me ‘’ Los Cules ‘’ ashtu edhe me Spanjën.

Ditët vijuese priten të jenë determinante për 44 vjeçarin, i konsideruar në të kaluarën si një ndër mesfushorët më të mirë të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy