Trajneri Thomas Tuchel do të bëjë debutimin në stolin e Bayern Munich në ndeshjen ndaj Borussia Dortmund.
Në prag të kësaj sfide, tekniku gjerman foli në konferencë për shtyp, ku tha se ka besim të madh tek ekipi i tij.
Tuchel deklaroi se Bayern Munich është në garë për çdo trofe të mundshëm këtë vit.
Kam besim të plotë tek ekipi. Lojtarët janë mësuar të luajnë sfida të mëdha. E nis aventurën tim te Bayerni në muajin prill, me një pikë prapa liderëve në Bundesligë.
Jemi në çerekfinalet e kupës dhe gjithashtu luftojmë edhe për trofeun e Champions League. Pra jemi në garë për çdo titull. Ky është fokusi ynë. Është e vërtetë se është një kohë e pazakontë për të ardhur në një klub si Bayerni, por ne do të bëjmë maksimumin për ta mbyllur sa më mirë sezonin.



