Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, po kalon një formë të shkëlqyer në Indi, aty ku aktivizohet me skuadrën e Mohun Bagan,
Elbasanasi ishte protagonist absolut, në barazimin 2-2 që skuadra e tij mori në kampionat ndaj Odisha.
Këta të fundit kaluan në avantazh të dy golave, duke iu afruar fitores, por Sadiku ndryshoi gjithçka.
Sulmuesi shqiptar fillimisht shënoi në minutën e 58-të, duke ngushtuar shifrat në 1-2, ndërsa në minutën e 94-t, shënoi edhe golin e barazimit.
32-vjeçari konfirmon kështu se po kalon një formë të shkëlqyer dhe nëse vazhdon kështu, do të shpresojë në një ftesë në Europian me Shqipërinë.



