Sevilla troket në derën e Martial

Sevilla troket në derën e Martial

Kanë kaluar disa muaj që në momentin kur Anthony Martial ka deklaruar se dëshiron largimin nga Manchester United sepse mungesa e aktivizimit i ka krijuar dhimbje të shumta koke francezit . Sulmuesi nuk po kalon një moment të mirë nën urdhërat e  Ralf Rangnick dhe Barcelona me Juventusin po e analizojnë situatën e golashënuesit .

Për një lojtar që ka kontribuar për shumë vite tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ka hyrë në garë edhe Sevilla që shikohet si një kandidat shumë interesant  .

Sipas ‘ SkySports ‘ pa dyshim opsioni më ideal për 26 vjeçarin mbetet ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ , në një skuadër që prej shumë vitesh vijon të prezantohet denjësisht .

Të jesh i rrethuar nga lojtarë si Cristiano Ronaldo prodhon një lloj sikleti për çdo sulmues sepse  luzitani është shquar  për protagonizmin kudo ku ka vënë këmbët  dhe e ka lënë dukshëm në prapavijë ishi-n e Monacos .

 Cuditërisht Sevilla ka parakaluar edhe  Barcelonën e cila sipas deklaratave të qëndërsulmuesit   i krijon më shumë siguri për të ardhmen për vetë faktin e peripecive që po kalojnë katalanasit .

10 ndeshjet e këtij sezoni janë shoqëruar vetëm nga një gol dhe në përgjithësi  nuk kanë prodhuar asnjë përmirësim për Anthony Martial por ia kanë lënë derën të hapur për largimin nga ‘’ Old Trafford ‘’ në merkaton vijuese .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy