
Neymar pësoi një dëmtim të rëndë në kaviljen e majtë ditën e djeshme, në ndeshjen që PSG triumfoi 3-1 ndaj St Etienne.
Sulmuesi brazilian u largua nga fusha e lojës i përlotur dhe me barelë, duke i mbajtur në ankth të gjithë.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar sa do të mungojë 29-vjeçari, por sipas asaj që raporton “RMC Sport” periudha që lojtari do të qëndrojë jashtë fushave të blerta është 6 javë.
Pritet të ketë edhe një përgjigje përfundimtare nga PSG, në lidhje me dëmtimin e Neymar dhe kohën që do i duhet për t’u rikuperuar. Megjithatë me siguri mund të thuhet se viti për brazilianin është mbyllur.



