Juventus në garë për transferimin e James Rodriguez

Juventus në garë për transferimin e James Rodriguez

Beppe Marotta ka thënë se Juventus gjithmonë dëshiron të jetë në mesin e skuadrave më të mira në botë.

Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta ka folur për transferimin e mundshëm të mesfushorit të Real Madridit, James Rodriguez.

Ai tha se skuadra e tij gjithmonë kërkon të jetë në mesin e skuadrave më të mira në botë.

“James? Varet se çfarë transferime do të ketë. Ne do të respektojmë bilancin financiar, por ju e dini se ne gjithmonë duam të jemi në mesin e më të mirëve. Varet se çfarë qëllimi do të kemi”, tha Marotta për La Gazzetta dello Sport.

Mesfushori kolumbian pritet të largohet nga Los Blancos që në merkaton e janarit, pasi hapsirat në skuadër janë shumë vogla dhe lojtari nuk është pjesë 11 të Zidane.

Por për shërbimet e James, “Zonja e Vjetër” duhet të mposhti edhe konkurencën e Chelsea të Antoni Conte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy