Real Madridi përqëndrohet tek tre talentë

Real Madridi përqëndrohet tek tre talentë

  Me një skuadër të suksesshme dhe të etur për trofe , Carlo Ancelotti po jep maksimumin ditë pas ditë për Real Madridin të cilin kërkon ta shikojë përsëri në majën e futbollit.  

Duke qenë se shumë nga komponentët përbërës janë në një moshë madhorë dhe nuk garantojnë edhe për shumë kohë rezultatet e pritura  , kryeqytetasit e kanë marrë parasysh këtë situatë dhe janë vënë në ndjekje të talentëve .  Florentino Perez pret një të ardhme ndryshe për spanjollët dhe është i sigurtë se investimet e tij do të japin shumë shpejt efekt  .

I pari në listën e Carlo Ancelottit është një talent i rrallë në Brazil. Endrick Felipe i Palmeiras me vetëm 15 vite mbi supe do  të tentohet  nga kjo skuadër sepse garanton shumë për ofensivën dhe mund të shëndërrohet në determinant në të ardhmen . 

 Një tjetër talent që po ndiqet me kujdes është 19 vjeçari i Fullhamit Fabio Carvalho .  Portugezi ishte fare pranë kalimit në ‘’ Anfield Road ‘’ në fundin e merkatos por për shkak të disa detajeve që lidheshin me dokumentacionin , ‘’ The Redsat ‘’ nuk mundën ta realizonin këtë objektiv .

Por historia sapo ka filluar për mesfushorin e londinezëve sepse me ‘’ Galaktikët ‘’ prapa dere , Fabio Carvalho sigurisht ka buzëqeshur përsëri dhe mbetet për tu parë se për kë ekip do të vendosë . Kjo listë mbyllet me një lojtar për të cilin ka luftuar edhe Barcelona .

Ryan Gravenberch i Ajax Amsterdamit konsiderohet një ndër talentët më të spikatur të dalë nga akademia e hollandezëve por ‘’ Los Blancos ‘’ duhet të tregohen shumë të kujdesshëm sepse edhe skuadra të tjera po mundohen ta afrojnë 19 vjeçarin . 

Eshtë shumë e rëndësishme te theksohet se një trainer si Carlo Ancelotti garanton suksese  në të  ardhmen , fakt që mund të provohet me të kaluarën e italianit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy