
Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, vazhdon sulmet ndaj Paris Saint Germain. Ai është shprehur se është e çuditshme se si një klub me 400 milionë euro humbje, refuzon një ofertë të majme si ajo e Real Madridit për Mbappe.
Duke folu për Real Madrid, Tebas ka thënë se gjatë viteve të fundit ata kanë arkëtuar më shumë se 200 milionë euro nga shitjet dhe kanë mundësinë të blejnë si Mbappe ashtu edhe Haaland.
“Reali i Madridit ka shituar shumë lojtarë gjatë dy viteve të fundit dhe ka arkëtuar më shumë se 200 milionë euro, ndaj e ka luksin të blejë lojtarë si Mbappe e Haaland. Nga ana tjetër më habit PSG-ja, që ka regjistruar 400 milionë euro humbje dhe guxon të refuzojë oferta 200-milionëshe”, tha Tebas.



