
Viti 2018 shënoi në ndryshim shumë të madh në karrierën e suksesshme të Antoine Griezmann . Kalimi tek Barcelona për shumën e 120 milionë eurove automatikisht ia rriti vlerat si lojtar dhe i përforcoi ‘’ Blaugranët ‘’ në repartin e avancuar . Megjithatë situatat e përjetuara në ‘’ Camp Nou ‘’ kanë qenë nga më të ndryshmet . Peripecitë e shumta nuk e kanë lënë të ngrejë kokë francezin pavarësisht se është pjesë e një ekipi yjesh .
Kjo ide në një lloj mënyre përcakton të ardhmen e 30 vjeçarit larg ‘’ Camp Nout ‘’ , aty ku pretendentët nuk i mungojnë . Drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ e kanë ndryshuar totalisht perspektivën e të ardhmes me rikthimin në presidencë të Joan Laportas dhe objektivat e tyre kryesore mbeten golashënuesi Erling Haaland për të cilin lufton gjysma e Europës dhe gjithashtu mbajnë të ndezura shpresat për rikthimin e fantastikut Neymar Junior në gjirin e tyre . Operacione të tilla pa diskutim vlerësohen si shumë të komplikuara për tu realizuar për vetë faktin se mbeten perlat e ekipeve të tyre respektive si Borussia Dortmundi dhe Paris St Germain por gjigandët e Primera Division nuk do të dorëhiqen lehtë në lidhje me këto çështje .
Në rastin konkret shitja e sulmuesit të kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ do ti vinte në ndihmë mjaftueshëm arkave të kuq e bluve për të iniciuar rrugën drejt plotësimit të dëshirës së zjarrtë të tyre . Për këtë arsye Barcelona i ka shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe mendon se shkëmbimi kokë më kokë Neymar Junior – Antoine Griezmann do të rezultonte shumë efektiv sepse ashtu siç dihet në shume raste asi i ‘’ Seleçaos ‘’ ka shprehur dëshirën për tu bashkuar një ditë me më të mirin e të gjitha kohërave dhe në të njejtën kohë shokun e ngushtë të tij Lionel Messin . Por megjithatë pyetja që lind vetvetiu është : Sa do ti shërbente kalimi në ‘’ Parque De Prince ‘’ i Antoine Griezmann skemave të numrit një të pankinës Mauricio Pochettino ? .
Një pyetje e tillë bëhet për shkak se 30 vitet mbi supe nuk i garantojnë edhe për shumë sezone efektivitetin e pretenduar kampionëve në fuqi të Ligue 1 në repartin e avancuar duke krijuar disa mëdyshje për operacionin në fjalë . Gjithsesi opsionet për ‘’ El Principiton ‘’ nuk mbarojnë me kaq sepse vlerat e tij të padiskutueshme vijojnë të tërheqin vëmëndjen e Interit , Liverpoolit dhe Manchester United duke krijuar automatikisht një skenar të vlefshem për të ardhmen e ishi-t të Atleticos . 14 golat e shënuar në 41 ndeshje edhe pse në një lloj mënyre nuk përputhen me potencialin real të Antoine Griezmann ia lënë të hapur derën çdo lloj situate ku nuk përjashtohet mundësia e qëndrimit edhe për një sezon tjetër në Katalunjë .



