Egnatia përforcon mbrojtjen, firmos me futbollistin 25-vjeçar

Egnatia përforcon mbrojtjen, firmos me futbollistin 25-vjeçar

Egnatia ka prezantuar ditën e sotme afrimin e radhës në skuadër. Besart Krivanjeva është futbollisti më i ri i skuadrës rrogozhinase. Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se ka firmosur për 2 vite me mbrojtësin e qendrës.

Në sezonin e fundit, 25-vjeçari ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Shkupit në Maqedoninë e Veriut, tek të cilët mbajti edhe shiritin e kapitenit. Kjo do të jetë aventura e parë e Kirvanjevës në Shqipëri, ndërsa në të kaluarën është aktivizuar edhe me përfaqësuese e moshave të Maqedonisë së Veriut.

Mbrojtësit i kishte skaduar kontrata me Shkupin pas përfundimit të sezonit dhe për këtë arsye ishte lojtar i lirë, ndërkohë që tashmë do të vazhdojë karrierën në Superiore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy