
Me vetëm 20 vite mbi supe Joao Neves ka ditur të jetë protagonist tek Paris St Germain.
Mesfushori e ka shpërblyer besimin e Luis Enriques, trainer falë të cilit francezët e fituan për të parën herë Champions Leaguen.
Mirëpo, portugezi sigurisht vijon të pretendohet në merkato dhe këtë herë është Manchester City ekipi që i ka trokitur në derë.
Edhe pse Vitinha dhe Fabian Ruiz vijojnë titullarë të padiskutueshëm, edhe ishi i Benfikës ka treguar cilësitë sidomos në oraganizimin e lojës.
Aktualisht vlera e kartonit të luzitanit i arrin 80 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, e justifikuar plotësisht nga paraqitjet e tij.
Sheiku Khaldoon Al Mubarak po përgatit një ofertë prej 120 milionë eurosh për yllin e ‘’ Les Pariziens ‘’ por do ta ketë shumë të vështirë sepse pretendimi i drejtuesve të tyre është të sigurojnë qëndrimin e tij në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Bardhekaltërit synojnë të jenë protagonistë në çdo sezon në kompeticionet pjesëmarrëse dhe transferimi i elementëve cilësorë në ‘’ Etihad ‘’ vijon të jetë prioritet në çdo merkato.
Por mbështetja e madhe e tifozerisë dhe e drejtuesve janë dy aspekte tejet të rëndësishëm dhe qëllimi i ‘’ Luchos ‘’ është qëndrimi i Joao Neves për më gjatë në kryeqytetin e Francës.



