Manchester United i shkel syrin Emiliano Martinezit

Manchester United i shkel syrin Emiliano Martinezit

Atletico Madridi s’do ta ketë aspak të lehtë garën për firmosjen  me Emiliano Martinez pasi Manchester United ka nisur ofensivën për argjentinasin.

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ shquhen për potencialin në aspektin ekonomik dhe parashikohet se do ti vënë në vështirësi spanjollët për 30 vjeçarin. Në ‘’ Old Trafford ‘’ është menduar për rinovimin me De Gean por rroga e lartë e spanjollit i ka bërë anglezët ta analizojnë me detaje këtë çështje .

Sipas ‘ Football Insider ‘’ fituesi i Kupës së Amerikës me ‘’ Albicelestët ‘’ po bën paraqitje të mrekullueshme me Aston Villan dhe ky është momenti ideal për ta transferuar në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ por ideja e drejtuesve lidhet me përfundimin e kontratës së ishi-t të Atletico Madridit me Manchester United dhe ta  shfrytëzojnë rrogën e lartë të tij për firmosjen me Dibu Martinez.

 Megjithatë ky operacion parashikohet shumë i vështirë sepse kontrata me ‘’ Los Villanos ‘’ skadon në 30 qershorin e 2027-tës por duke qenë se ishi i Reading po shkëlqen , kalimi tek Manchester United mund të jetë fillimi i një etape të re.

Pa dyshim që Emiliano Martinez ka fituar shumë pikë edhe tek Argjentina dhe do të jetë numri një në Botërorin e Katarit , eveniment të cilin të besuarit e Lionel Scalonit do ta fillojnë pas dy tituvje të rëndësishëm si Kupa e Amerikës dhe trofeu ‘’ Finalissima ‘’ .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy