City : Çmenduri për Haaland

City : Çmenduri për Haaland

Sulmuesi Erling Haaland është një ndër më të përfolurit për sa i përket merkatos dhe si duket kjo luftë do të vijohet ndërmjet Real Madridit dhe Manchester City-t.

‘’ Galaktikët ‘’ nuk kanë reshtur asnjëherë për bishën nordike por ‘’  Qytetarët ‘’ nuk mendojnë të lëshojnë pe , për një lojtar të veçantë që etiketohet një makineri golash.  

Për transferimin e tij bardhekaltërit kanë vendosur të mos dorëzohen deri në fund sepse strategjitë e Pep Guardioles kanë nevojë për një individ të tillë i cili çdo javë ia sjell në majë të hundës kundërshtarëve për të cilët është i pandalshëm.

Hapi i rradhës i Manchester City-t , i publikuar nga prestigjozja ‘’ Daily Mail ‘’ ka të bëjë me një ofertë stratosferike  prej 600 mijë eurosh në javë që përkthehet  rreth 30 milionë euro në sezon për 21 vjeçarin që po  magjeps  botën e futbollit.  

Rroga e ishi-t të Moldes do të superonte ato të yjeve si Cristiano Ronaldo, Kevin de Bruyne apo Mohamed Salah që janë pothuajse në të njëjtat standarte por diferenca është tek mosha sepse mentaliteti dhe freskia fizike e Erling Haaland është e pashoqë , fakt që ka habitur secilin në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ , aty ku lojtari nga Leeds  konsiderohet një ikonë.  

Kjo javë mendohet se do të jetë determinante për fatet e këtij operacioni e cila do të shoqërohet me një takim ndërmjet Florentino Perezit dhe një prej njerëzve më të rëndësishëm të bordit drejtues të gjermanëve Joachim Watzke për të vënë pikat mbi i dhe flitet se ky akord mund të kapë shifrën stratosferike prej 300 milionë eurosh  duke përfshirë këtu  përfitimet e agjentit Mino Raiola .

Mbetet për tu parë  se kush do të rezultojë më i shkathët në këtë histori për një ndër risitë e futbollit botëror për të cilin Borussia Dortmundi nuk mendon aspak të tolerojë sepse ky klub e di fare mirë se këmbngulja e pretendentëve është tërësisht në favorin e saj .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy