
Kombëtarja shqiptare e futbollit, vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Këtë të martë, me kuqezinjtë, janë bashkuar edhe lojtarët e fundit. Mirlind Daku, Mario Mitaj, Qazim Lacci, Medon Berisha dhe Elhan Kastrati, janë vënë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.
Lojtarët e sipërpërmendur ishin të fundit që u bashkuan me ekipin dhe tani trajneri do të shtojë intensitetin e stërvitjes.
Kujtojmë se ndeshja me Moldavinë do të luhet të premten në transfertë në orën 18:00, ndërsa ajo me Ishjut Faroe tre ditë më vonë në “Air Albania”.



