Zielinski, prioritet për Interin

Zielinski, prioritet për Interin

 Pavarësisht se Interi po dominon me shumë meritë përsëri kampionatin italian, përforcimet vijojnë të jenë objektiv i padiskutueshëm për merkaton verore.

Falë Simone Inzaghit, zikaltërit do të rikthehen tek titulli në fundin e sezonit, skuadër e cila do ta ulë menjëherë nga froni Napolin.

Numri një i stolit ka filluar të bëjë llogaritë për më tej dhe në listën e gjatë është përfshirë edhe Piotr Zielinski.

Mesfushori e përfundon kontratën me Napolin në 30 qershor dhe drejtuesit e italianëve mund të negociojnë për transferimin e tij në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ gjatë merkatos së janarit. 29 vjeçari është një lojtar shumë cilësor dhe e gjatë eksperiencës prej tetë sezonesh me ‘’ Il Partenopei ‘’.

Përfshirja në skemat e ish sulmuesit mund të rezultojë një avantazh për avancimin e mëtejshëm të Interit, një ekip që po e fiton terrenin e humbur në të kaluarën, sidomos në Itali.

Megjithatë, s’duhet anashkaluar një rinovim i mundshëm me bardhekaltërit, hap që do ti jepte një goditje të fortë ekipit nga Milano, i cili është drejt fitimit të titullit të dytë në këtë sezon, pas Superkupës së Italisë.

Kontributi i Piotr Zielinskit deri më tani përkthehet në 3 gola gjatë 31 sfidave, një element shumë i rëndësishëm për trainerin Francesco Calzona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy