Barcelona është një nga klubet më aktive në këtë merkato verore, teksa deri tani kanë kryer disa afrime në skuadër.
Megjithatë duket se blaugranat nuk kanë ndërmend të ndalen. Ditën e sotme, Barcelona ka transferuar për 60 milionë euro, mbrojtësin Jules Kounde.
Ky i fundit është bashkuar ditën e sotme me katalanasit dhe ka firmosur kontratën 4-vjeçare. Drejtuesit e Barcelonës kanë mbyllur marrëveshjen edhe me klubin e Sevilla dhe sot ka ardhur zyrtarizimi.
Kounde ka qenë edhe objektiv i Chelsea këtë merkato, por duket se e ardhmja e tij do të jetë në “Camp Nou”, njëjtë edhe si objektivi tjetër i londinezëve, Rapihnha, i cili preferoi transferimin në Spanjë, para skuadrës së Tuchel.



