
Rinovimi i kontratës së Alphonso Davies vijon të mbetet një prioritet për drejtuesit e Bayern Munchenit.
Pretendimi i kanadezit lidhet me përfitimin e 10-13 milionë eurove në sezon për të qëndruar në mitikun ‘’ Allianz Arena ‘’ përtej 2025-sës, shifër të cilën momentalisht drejtuesit nuk janë të gatshëm ta pranojnë.
Megjithatë, gjermanët po e analizojnë me shumë kujdes këtë hap, shumë të rëndësishëm për të ardhmen duke qenë se rendimenti i mbrojtësit në sfidat e fundit nuk i ka përmbushur pritshmëritë, fakt që nuk tolerohet tek një ekip i këtij niveli.
Real Madridi vijon të konsiderohet një kërcënim për rekordmenët e Bundesligës, ekip që e pretendon prej vitesh me rradhë 23 vjeçarin, ndër më të mirët aktualisht në pozicionin ku aktiviziohet.
Bosi Florentino Perez gjithsesi ka përgatitur një ofertë prej 70 milionë eurosh, duke shpresuar se Alphonso Davies nuk do ta arrijë marrëveshjen me gjigandët e Bavarisë, lojtar i cili do të rezultonte pa dyshim një ndër transferimet më të bujshëm të ‘’ Los Merengues ‘’ në merkaton e ardhshme.
Dyert e ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ i janë hapur prej kohësh ishi-t të Vancouver Whitecaps, i cili pretendohet nga një ekip që bashkjeton me suksesin në çdo sezon.



