Zyrtare, Leao rinovon me Milanin

Zyrtare, Leao rinovon me Milanin

Sulmuesi Rafael Leao, ka rinovuar me Milanin. Portugezi ka zgjatur bashkëpunimin e tij me kuqezinjtë, deri në vitin 2028, ndërsa do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej ditësh, por vetëm këtë të premte ka ardhur firma në kontratë, ndërsa kjo u konfirmua nga vetë lojtari.

Jam shumë i lumtur, ishte diçka që doja të bëja dhe tani është bërë . Shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha në të ardhmen. Negociatat? Ne gjetëm një marrëveshje dhe jam shumë i lumtur. Shkojmë në Verona dhe vitin e ardhshëm duam të fitojmë gjëra të rëndësishme.

Leao është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për kuqezinjtë, që e shohin si pikë referuese për të tashmen dhe për të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy