Manchester United, përcakton çmimin për Casemiron

Manchester United, përcakton çmimin për Casemiron

Tek Manchester United pritet një revolucion gjatë merkatos së verës.

Një ndër emrat më të përfolur për largimin nga ‘’ Old Trafford ‘’ vijon të jetë ai i Casemiros.

Këtë ide e kanë përforcuar drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ të cilët sipas ‘ Daily Star ‘ presin oferta rreth 40 milionë euro për brazilianin.

Në të kaluarën u mendua se transferimi tek 20 herë kampionët e Premier Leagues do të rezultonte një goditje e qëlluar në shenjë, asokohe një ndër më të mirët në botë por nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Erik Ten Hag, trainer që po has vështirësi në formimin e një ekipi kompetitiv.

Gjithsesi, një tjetër variant që po mendojnë drejtuesit e Manchester United është rikompensimi i ishi-t të Real Madridit për ta lehtësuar arritjen e objektivit.

Ndërrimi i ambjentit nga Casemiro do të jetë sigurisht starti i një tjetër kapitulli në karrierë, mesfushor i cili fitoi gjithçka me ‘’ Galaktikët ‘’ në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy