Tre lëvizjet që ka përgatitur Newcastle

Tre lëvizjet që ka përgatitur Newcastle

Pas shëndërrimit ne klubin më të pasur në planet , Newcastle United e ka marrë shumë seriozisht çështjen e merkatos sepse kërkon medoemos të jetë një rival i frikshëm për çdo kundërshtar .  Pushteti i fituar i ka tejkaluar të gjitha limitet për faktin se  sheiku Bin Salman ka një potencial 14 herë më të madh se të Manchester City-t , gjë që evidenton zhvillime shumë interesante në të ardhmen . 

Me një kapital të këtyre përmasave është e thjeshtë për ta kuptuar se bardhezinjtë janë drejt rrugës së rikuperimit të vlerave të shumë viteve më parë gjatë të cilëve ishin pjesmarrës të rregullt në kupat e Europës .

  Mbështetja e fuqishme e pronarëve arabë i ka krijuar një lloj relaksi trainerit Steve Bruce dhe njëkohësisht  një përgjegjësi të madhe sepse po përjeton një eksperiencë të paimagjinuar ndonjëherë .

 Janë tre emrat që i bashkangjiten projektit të anglezit .  I pari është mbrojtësi Niklas Sule .  Gjermani nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Bayern Munchen  dhe nëse bisedimet ndërmjet palëve do të kenë fundin e lumtur  do të ishte ndër  transferimet ‘’ galaktike ‘’ që do të zbarkonin në ‘’ St James’ Park ‘’ .

Pas tij është një tjetër emër shumë interesant . Sulmuesi  Timo Werner nuk ka arritur të adaptohet siç duhet tek Chelsea pavarësisht se  sezonin e shkuar ishte pjesë e suksesit të arritur nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’ në Uefa Champions League .

Rikthimi i Romelu Lukakut në ‘’ Stamford Bridge ‘’ i ka reduktuar shanset për ishi-n e Leipzigut  pa harruar se për shërbimet e 25 vjeçarit lufton edhe  Bayern Munchen .  I fundit është Philippe Coutinho. 

Braziliani është një ndër ato lojtarë që pret me padurim të largohet nga Barcelona dhe Newcastle konsiderohet një urë shpëtimi dhe një ripërshëndetje e mundshme  me Premier Leaguen  por me një ndryshim të madh sepse do të bëhej pjesë e një ekipi që kërkon të pushtojë botën e futbollit në pak kohë .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy