Olsi Rama: Prisja më shumë tifozë në derbi, kishte diferenca ndaj Tiranës

Olsi Rama: Prisja më shumë tifozë në derbi, kishte diferenca ndaj Tiranës

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, foli për MCN TV, pas fitores në derbi ndaj Tiranës.

Rama deklaroi se diferencat në fushë, ishin të dukshme, ndërsa shtoi se priste më shumë tifozë në stadium.

Sipas tij, skuadra do rritet më shumë me kalimin e kohës, sepse po rikthehen lojtarët nga dëmtimet.

Jam i kënaqur, gjithmonë është bukur të fitosh në derbi. Prisja më shumë tifozë në stadium, nga të dyja anët. Lojtarët e kishin marrë shumë seriozisht.

Mendoj se kishte diferenca në fushë. Pashë një ekip që dinte të luante dhe të kontrollonte lojën. Nuk mendoj se rrezikuam, përveç shtyllës. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen më herët. Mua më duhen ndeshjen e vogla, të fitohen.

Formula e kampionatit, të jep mundësinë të rritesh. Me ndërrimin e trajnerit i duhet edhe atij koha.

Sot pavarësisht se kishim dy mungesa, na dukej sikur kishim shumë lojtarë. Kam shumë besim tek ekipi. Shpresoj të fillojnë edhe ata të kenë besim dhe të kuptojnë se janë kampionët e vërtetë. Duhet të gjejmë përqendrimin që të fitojmë ndeshjet e tjera.

Në këtë moment duhet parë loja dhe rezultati. Lojtarët kanë filluar të gjenden më mirë me njëri-tjetrin.

Shpresoj që të rritemi dhe lojtarët të gjejnë gjendjen fizike. Sa më shumë kohë të kalojë, lojtarët do kthehen në formë optimale. Egnatia i ka pasur lojtarët në gjendje më të mirë fizike.

Besoj që Egnatia, Partizani, kam parë Vllazninë në rritje. Tiranën nuk e shikoj në gjendje optimale. Jam kurioz të shikoj Dinamon, por mund të jetë edhe surpriza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy