Festë në Ballsh, Bylisi shpallet kampion në Kategorinë Superiore U-21

Festë në Ballsh, Bylisi shpallet kampion në Kategorinë Superiore U-21

Bylisi është skuadra kampione, për sezonin 2020-2021, në Kategorinë Superiore U-21. Ballshiotët e kanë mbyllur kampionatin në vendin e parë me 63 pikë, pas 24 javëve të luajtura. Skuadra mallakastriote, arriti të sigurojë 21 fitore dhe 3 humbje në 24 javë kampionat, duke lënë pas Laçin me 58 pikë. Bylisi mposhti ditën e sotme Dinamon me rezultatin 4-0, ku protagonist absolut ka qenë Reanto Spahiu, i cili realizoi 3 gola, ndërsa tjetri u shënua nga Hajdëraj. Në përfundim të sfidës, lojtarët e Bylisit ngritën trofeun e kampionit në stadiumin e tyre.

Kujtojmë se ky ishte sezoni i parë i Kategorisë Superiore për 21-vjeçarët. Ndërkohë që Bylisi i 21-vjeçarëve festoi sot titullin kampion, krejt ndryshe është situata për skuadrën e parë, që këtë sezon ka pasur shumë vështirësi dhe lufton për mbijetesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy