
Ish-mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, krahason sulmuesin e ziklatërve, Edin Dzeko me Zlatan Ibrahimovic.
Holandezi është shprehur se sulmuesi boshnjak mund të bëjë diferencën, pavarësisht moshës së madhe mbi supe.
“Dzeko shqetësimi i parë i Klopp? Unë mendoj se po. Dzeko është si Ibrahimovic, mosha nuk ka rëndësi, vetëm ajo që tregohet në fushë ka rëndësi sot. Boshnjaku është i ndërtuar si me porosi dhe sot mund të bëjë diferencën”, u shpreh Sneijder.



