Portieri i Juventusi, Wojciech Szczensy, ngjalli panik në ndeshjen ndaj Sporting Lisbona në Europa League.
Polaku ndjeu shtrëngim në gjoks dhe probleme me frymëmarrjen, prandaj kërkoi menjëherë zëvendësim.
Vetë lojtari ka sqaruar gjendjen e tij, në një prononcim të shkurtër të dhënë këtë të premte.
Isha i trembur, nuk isha në gjendje të merrja frymë, por tani ndihem mirë. Testet e konfirmuan se nuk ka ndonjë problem.
Szczensy u zëvendësua në minutën e 44-t, duke i lënë vendin Perinit, me këtë të fundit që ishte vendimtar me pritjet e tij.



