Benzema: Ndeshje e mrekullueshme ndaj Liverpool, duam të fitojmë Champions League

Benzema: Ndeshje e mrekullueshme ndaj Liverpool, duam të fitojmë Champions League

Real Madrid triumfoi pastër 5-2 ndaj Liverpool, në transfertë, në ndeshjen për fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve.

Karim Benzema, autor i dy golave, u shfaq shumë i lumtur, duke thënë se ishte një ndeshje e mrekullueshme.

Sulmuesi francez, deklaroi se madrilenët duan të fitojnë sërish trofeun e Champions League.

Ishte një mbrëmje e rëndësishme, dua t’ia kushtoj këtë paraqitje presidentit tonë të nderit Amancio, kjo fitore është për të. Ne luajtëm me personalitet dhe duam të fitojmë përsëri Champions League.

Prodhuam një ndeshje që ishte e mrekullueshme për të luajtur, edhe për ata që e panë. Fillimi ishte i keq, tifozët e Anfield na vunë nën presion, por më pas e pamë Real Madridin e vërtetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy