Bega: Dinamo luan për mbijetesë, kam 3 prova jashtë Shqipërisë

Bega: Dinamo luan për mbijetesë, kam 3 prova jashtë Shqipërisë

Detjon Bega, basketbollist i Dinamos, ishte i ftuari i radhës në emisionin “SportZone” në MCN TV. Bega zbuloi se do të ketë 3 prova jashtë Shqipërisë, ku e para do të jetë në Turqi.

Ai foli edhe për kampionatin, ku tha se Dinamo luan për mbijetesë, pasi mban vendin e fundit.

“Me sport jam marrë që i vogël dhe synimi është që të jem mes më të mirëve në nivel ndërkombëtar. Unë kam 3 prova jashtë shtetit tani. E para do të jetë në Turqi, më pas mund të jetë në Itali ose Gjermani.

Basketbolli në Shqipëri nuk është aq famshëm sa jashtë shteti. Besoj se edhe në Shqipëri basketbolli do të rritet.

Objektivat e Dinamos? Dinamo është rikthyer në Superligë, pas një periudhe të gjatë. Objektiv kemi qëndrimin në Superligë. Jemi në vendin e fundit, por kemi besim se mund t’ia dalim.

Në NBA nuk ka pasur asnjë shqiptar, por është e mundur. Nëse unë vazhdoj kështu me punë dhe përpjekje, mund ta arrij NBA. Basketbollin e kam pasion të parë dhe mendoj se e kam arritur nivelin, për të luajtur në Turqi.”, u shpreh Bega.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy