Sulejman Starova, në rolin e specialistit të futbollit në emisionin “Skaner” në MCN TV, tregoi arsyet që sollën eliminimin e Tiranës nga Dudelange në turin e parë në Champions League.
Sipas Starovës, mungesa e eksperiencës te lojtarët, por edhe te stafi teknik, sollën këtë rezultat për kampionët e Shqipërisë.
Ai kishte rezerva edhe për mesfushorët Torte dhe Limaj, ndërsa tha se Aleksi dha kontribut të madh.
Tirana e kishte mundësinë të merrte një rezultat më të mirë në Luksemburg. Dudelange e meritoi plotësisht kualifikimin, pasi lojtarët nuk çeduan në asnjë moment. Te Tirana ishin disa lojtarë që nuk dhanë maksimumin. Tirana reagoi, duke krijuar disa raste shënimi që në fillim, por nuk ia doli. Kishte 5 raste për Tiranën në pjesën e parë, por edhe 3 raste për Dudelange. Pjesa e dytë ishte një “block out” për Tiranën.
Arsyet sipas meje, janë mungesa e eksperiencës te lojtarët, por edhe te stafi teknik. U afrua Aleksi, që kishte eksperiencë me Teutën dhe nxori dy ndeshje të mirë. Ne këtu i dhamë sinjalet, për të ulur euforinë te Tirana. Bardheblutë harxhuan shumë energji, për të afruar lojtarë titullarë, por me afatgjatë. Gjelbrim Taipi mund të ishte një alternativë për ta pasur si zëvendësues në Europë.
Edhe dyshja e qendrës, gabuan në dy rastet e golave. Totre dhe Limaj ishin më të mirët në kampionat, por vjen Aleksi dhe jep kontribut më të madh. Tirana la përshtypje të keqe, sepse nuk reagoi pas golin. Zëvendësimet e përkeqësuan lojën.



