Inter vijon këmbënguljen në merkato

Inter vijon këmbënguljen në merkato

Skuadra e Interit vijon të jetë shumë aktive në lidhje me merkaton .  Pas transferimit të Andre Onanas  në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’  traineri Simone Inzaghi e vijon të shpresojë për  disa lojtarë që janë drejt përfundimit të kontratës me ekipet respektive.  Sipas ‘ Calciomercatos ‘ lista vijon me Lorenzo Insigne i cili akoma nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Napolit dhe kontrata që mund ti ofrojnë kampionët në fuqi të Serisë A mund të rezultojë bindëse për ekstremin italian . 

Fitimi i Europianit  ‘’ Azurrët ‘’ ia ka rritur kreditet për të ndryshuar destinacion  dhe fakti se italianët arritën të mposhtin dominimin 9 vjeçar të Juventusit mund ta bindë për të udhëtuar drejt Milanos.  Pas tij renditet Andrej Kramaric.  Kroati prej  disa sezonesh është shëndërruar në referencën e sulmit të Hoffenheim dhe të Bundesligës dhe kurrsesi syve të mprehtë të drejtuesve të Interit nuk mund ti shpëtonte ky element .

  Listës nuk mund ti mungonte  as  Andreas Christensen që me shumë meritë ka bindur Thomas Tuchel dhe tashmë është titullar i padsikutueshëm tek londinezët por  fakti se është drejt përfundimit të kontratës e bën të shpresojë skuadrën nga Milano .  Një tjetër  opsion  është  Andrea Belotti.  Emri i sulmuesit ka qarkulluar pa ndalim në zyrat e Interit gjatë muajve të fundit por  vendosi të qëndrojë tek Torino me të cilën i pëfundon kontrata në fundin e sezonit .

 Italiani ndiqet nga Axel Witsel për të cilin drejtuesit e Borussia Dortmundit nuk kanë reaguar në lidhje me rinovimin e kontratës  dhe Interi kërkon ta largojë nga ‘’ Signal Iduna Park ‘’ sepse vlerësohet shumë nga Simone Inzaghi  .  

Në listën e gjatë të Interit përfshihet edhe  Corentin Tolisso nga i cili  Bayern Munchen priste më tepër , fakt që ia ka vështirësuar mundësinë e rinovimit të kontratës.   Dëmtimet e shpeshta e kanë penalizuar ndjeshëm por ishi i Lazios  beson në aftësitë e francezit . Lista mbyllet me  Paulo Dybala dhe Franck Kessie . Këto lojtarë kanë një koefiçent të lartë vështirësie për arsye të rëndësisë së tyre  dhe për më tepër janë në negociata e sipër në lidhje me rinovimin e kontratës. 

Megjithatë Interi nuk pranon të dorëzohet dhe  nëse do të kishin fatin e transferimit në Milano do të cilësoheshin ndër operacionet më të bujshme të merkatos  .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy