Përballja me Real Madrid, Tuchel: Duam të fitojmë trofeun e Champions League

Përballja me Real Madrid, Tuchel: Duam të fitojmë trofeun e Champions League

Trajneri i Bayrn Munich, Thomas Tuchel, pret një atmosferë të zjarrtë nga tifozët në përballjen me Real Madrid.

Duke folur në konferencë për shtyp, tekniku gjerman vlerësoi kundërshtarin, por shtoi se skuadra e tij do trofeun dhe për këtë arsye synohet fitorja.

Ne kemi nevojë për një atmosferë absolutisht të lartë. Suporti i tifozëve kundër Arsenalit ishte i një niveli ekstrem. Sigurisht që ekipi ka nevojë për një dorë në ndeshje kaq të rëndësishme. Stadiumi i Bayern-it cilësohet me të drejtë si ferr për rivalët, tashmë është koha e duhur për ta demonstruar.

Ne duam kurorëzimin në kompeticionin më elitar. Jemi gati dhe kemi shumë besim se do ia dalim. Pas kualifikimit ndaj Arsenalit, misioni i radhës quhet Real Madrid. Dëshira e djemve diktohet në seancat stërvitore. Të luash në të tilla nivele është maja e futbollit, kështu që sonte do jetë një shans për të gjithë lojtarët të tregojnë sesa vlejnë, pa harruar peshën e fanellës.

Nëse i referohemi rrugëtimit që kemi realizuar në Champions, me atë në Bundesligë, duke sikur nuk ka lidhje. Gjithsesi konsistenca është thelbësore në menaxhimin e situatave, të cilat mund të rezultojnë vendimtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy