Paraqitjet në Europë, Ylli Aga: Kemi ulur stekën, Laçi respektoi parashikimet

Paraqitjet në Europë, Ylli Aga: Kemi ulur stekën, Laçi respektoi parashikimet

Gazetari Ylli Aga, duke iu referuar eliminimit të Partizanit nga Conference League, thotë se është ulur steka, në raport me dy vitet e fundit.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Aga tha se Laçi me kualifikimin ndaj Iskra, respektoi pritshmëritë dhe parashikimet që ishin para ndeshjes.

Pas eliminimit të Partizanit, keqardhja është e madhe, sepse kemi ulur stekën, në raport me dy vite më parë, ku të gjitha ekipet e kaluan turin e parë. Edhe vjet kishin nga një sukses.

Me kualifikimin e Laçit, u respektuan pritshmëritë dhe parashikimet që ishin para kësaj sfide. Jo më kot, Laçi ishte në vazon e ekipeve të forta dhe Iskra në vazon e ekipeve të dobëta. Laçi ka disa elementë me shumë cilësi dhe eksperiencë për të tilla ndeshje. Ishte një sfidë e punuar me kujdes. Laçi ishte me fat te goli i parë i shënuar. Ishte një kualifikim 100% i merituar për Laçin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy