
Në orët e fundit drejtuesit e Newcastle United kanë intensifikuar përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me Victor Osmihen. Nigeriani prej kohësh është pjesë e listës së bardhezinjve , për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë një shifër të majme plus një lojtar për të marrë shërbimet e tij. Ende nuk është bërë me dije oferta e anglezëve për golashënuesin, i cili konsiderohet ndër sulmuesit më të mirë aktualisht në kontinentin e vjetër dhe parashikohet se herët a vonë do të largohet nga i famshmi ‘’ Diego Armando Maradona ‘’. Falë kontributit të çmuar ‘’ Il Partenopei ‘’ fituan Scudetton në sezonin e kaluar pas tre dekadash dhe drejtuesit e Newcastle United do të japin maksimumin për ta transferuar në ‘’ St James Park ‘’ gjatë merkatos dimërore. Ishi i Lilles vijon të tregojë aftësitë në metrat e fundit dhe në shtatë sfidat e deritanishme me Napolin numëron 4 gola dhe vijon të jetë një rrezik konstant për rivalët.



