
Paraqitjet dinjitoze tek Real Madridi jo vetëm që e kanë shëndërruar në një kampion absolut Fede Valverden por e kanë shtuar interesin e klubeve për uruguajanin.
Mesfushori është një ndër lojtarët më të rëndësishëm në 11-shen e Carlo Ancelottit, traineri që i ringjiti përsëri në majën e futbollit europian dhe jo vetëm spanjollët.
Për 24 vjeçarin shumë ekipe nga Premier League janë interesuar, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro por sipas gazetarit Tomas Gonzalez ‘’ Galaktikët ‘’ e konsiderojnë pjesë kyçe të së ardhmes dhe ja kanë mbyllur perfundimisht derën .
Pas fillimeve në ekipin e dytë të Real Madridit , Fede Valverde provoi veten në cilësinë e të huazuarit tek Deportivo La Coruna dhe shumë shpejt tregoi se ishte gati për një eksperiencë tek një klub prestigjoz.
Ndryshimi i Fede Valverdes tregon se është një lojtar që jep maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje dhe gjithashtu konsiderohet një pikë referuese nga Diego Alonso në kombëtaren ‘’ Celeste ‘’.
Pozicioni i madrilenëve në këtë histori s'ka nevojë për koment dhe duke iu referuar performancës së sezonit të kaluar , shpresat për të përsëritur suksesin janë të mëdha pasi me Carlo Ancelottin në stol , rruga bëhet edhe më e lehtë për ‘’ Los Merengues ‘’.



