Plori: Jam gjithmonë nën presion, Vllaznia ka nevojë për tifozët

Plori: Jam gjithmonë nën presion, Vllaznia ka nevojë për tifozët

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori ka folur para mediave ditën e sotme, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Laçit. Në fjalët e tij, Plori tha se ka marrë drejtimin e kuqebluve, për të bërë më të mirën, pasi shtoi se është në shtëpinë e tij.

Ai deklaroi se e kanë analizuar mirë Laçin dhe shpreson që skuadra e tij të marrë rezultat pozitiv.

Si trajner jam gjithmonë nën presion, por e them me shpirt që në Shkodër kam ardhur për të bërë më të mirën për këtë skuadër, pasi këtu jam në shtëpinë time. Këtu ka gjithmonë presion, por unë dua të dal faqebardhë pasi jam shkodran dhe kur nuk fitojmë mezi i dalë përpara njerëzve të shtëpisë. Jam trajner që mundohem të bëj gjithmonë maksimumin.

E kemi analizuar, është një skuadër agresive dhe dalin shpejtë në kundërsulme. Janë të fortë, por shpresoj që nesër të jetë dita jonë dhe jo e atyre. Ndryshimi i trajnerit? Nuk e di, por them që janë të dy trajnerët me eksperiencë dhe e dinë si t’i zgjidhin problemet e skuadrës.

Nuk jam partizan i ndryshimeve të mëdha. Do të kemi ndonjë ndryshim të vogël, por edhe ata që janë futur nga stoli nuk kanë bërë shumë ndryshime. Lojtarët duhet të angazhohen pak më tepër që të mos na ndodhi ajo që ndodhi me Kastriotin. Jemi munduar të takohemi me lojtarët edhe në veçanti në mënyrë që të jenë mirë nga ana psikologjike. Gurishta është në dyshim për të luajtur titullar, është stërvitur vetëm sot dhe do të jetë me skuadrën.

I kuptoj shumë mirë dhe janë tifozët më të mirë. E di që janë të ndjeshëm, por Vllaznia ka nevojë për njerëz që të vijnë në stadium pasi i kemi të gjitha gjërat në lojë. Nëse fitojmë nesër, do të jetë një gjë pozitive edhe për ndeshjen e Kupës. Europa është më afër përmes Kupës pasi ka ndeshje më pak. Gara është e hapur në dy frontet. E vuajmë mungesën e tifozëve, ne pa ata nuk mund të arrijmë te rezultatet pozitive

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy