
Adnan Januzaj është një ndër të shumtit lojtarë aktualisht pa ekip dhe duket se drita në fundin e tunelit është shfaqur për belgun .
Sevilla ka bërë hapa përpara në lidhje me transferimin e talentit në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ , me parametër zero .
Negociatat ndërmjet andaluzëve dhe bardhebluve kanë avancuar ndjeshëm sipas Fabrizio Romanos dhe për 27 vjeçarin është menduar një kontratë katërvjeçare.
Situata aktuale e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ konsiderohet larg pritshmërive pasi të besuarit e Julen Lopeteguit kanë dështuar në javët e para të kampionatit duke arritur vetëm një barazim në tre ndeshjet e para .
Kalimi i Adnan Januzaj në Andaluzi sigurisht do ti hapte rrugën largimit të Lucas Ocampos tek Ajax Amsterdami .
Ishi i Manchester United gëzon një eksperiencë të konsiderueshme në La Liga dhe e njeh me detaje Sevillan , arsye që e favorizon për të arritur objektivat në të ardhmen .
Me transferimin e talentit të lindur në Bruksel , spanjollët do ti jepnin fund merkatos së verës dhe sigurisht konsiderohen një ekip tejet cilësor , gjithmonë i gatshëm për të rivalizuar me më të fortët e Primera Division dhe jo vetëm.



