Tami Kona, gazetar sporti, analizoi në studion e MCN zhvillimet e fundit në merkaton e janarit. Kona tha se ka një diferencë të madhe mes largimit të lojtarëve dhe hyrjeve të reja.

Në futbollin shqiptar, pak ekziston fjala blerje. Të rralla janë blerjet. Në janar është e vështirë të gjesh futbollistë jashtë kontrate. Katër nga futbollistët e Partizanit, me një vlerë që i kalon 500 mijë euro. Partizani ka arkëtuar shuma të majme. Është e rëndësishme të shikojmë emrat. Flitet për një futbollist të mirë nga Nigeria. Të njëjtën gjë po bën Tirana, Egnatia dhe Vllaznia. Por rikthehen lojtarë. Mund të rikthehet Redon Xhixha, mund të rikthehet Da Silva. Mund të rikthehen edhe në formën e huazimit. Por ne kemi një problem shumë të madh, lojtarët që kanë dalë kanë një diferencë të madhe me lojtarët që hyjnë.

Kona tha se tre janë klubet e kategorisë së parë që paguajnë shumë mirë futbollistët.

Disa klube serioze, mjafton t’u shikosh tabelën e kalisfikimit, Vora, Flamurtari dhe Besa, bëjnë pagesat e futbollistëve edhe më mirë se në kategorinë superiore. Janë tre skuadra të distancuara nga të tjerat.

Kona shtoi se një merkato e zgjuar është e domosdoshme për ekipin e Tiranës.

Ekipet në këto momente nuk kanë bërë merkato të fuqishme. Nevojë immediate ka Tirana. Ajo riskon rënien.