“Ndeshje delikate ndaj Skënderbeut”, Daja zbulon kur do të jetë gati stadiumi i Partizanit

“Ndeshje delikate ndaj Skënderbeut”, Daja zbulon kur do të jetë gati stadiumi i Partizanit

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka folur para mediave ditën e sotme, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Skënderbeut ditën e shtunë në Korçë. Tekniku kryeqytetas vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se do të jetë një sfidë delikate.

Më tej Daja foli edhe për stadiumin e ri të Partizanit, për të cilin tha se me shumë mundësi do të jetë gati në muajin nëntor të këtij viti.

Në këto javë të para rezultatet janë pjesë e rëndësishme, por nuk tregojnë gjithçka. Mendoj që kemi një ndeshje delikate në Korçë, sepse, pavarësisht se Skënderbeu ka humbur si ne, gjatë pjesës së parë ka bërë goxha mirë kundër Tiranës. Shkojmë në Korçë duke respektuar maksimalisht kundërshtarin.

Partizani është një ekip me lojtarë cilësorë, dy nga të cilët janë Kaçe dhe Mala. Nuk mund të themi kush do ta nisë titullar, pasi kemi dhe një seancë stërvitore. Do të luajnë ata që kanë gjendjen më të mirë. Ndoshta ndonjë mundet të sakrifikohet për shkak të pozicionit, jo për shkak të vlerave.

Është ndeshje delikate, duhet patjetër të shkojmë drejt fitores, sepse besoj që i kemi kualitetet e duhura për të bërë këtë gjë. Ajo që më pëlqeu në ndeshjen e parë ishte motivimi që kishin lojtarë dhe të dëshira për të fituar, përtej gjërave të tjera që duhen përmirësuar. Skënderbeu është një ekip simpatik, që vjet në pjesën e dytë të kampionatit kanë bërë mirë. Pjesa më e madhe janë lojtarë të rinj. Duhet të jemi gjatë gjithë kohës të kujdesshëm. Duhet të jemi të motivuar maksimalisht nëse duam të arrijmë marrjen e 3 pikëve.

Kishim probleme me finalizimin, por problemi që na shqetësoi më shumë, edhe për meritë të kundërshtarit, shpejtësia në në 1/3-ën e sulmit, që nuk ishte e duhura. Duhet të kishim shumë më tepër raste para portës që këto situata të finalizoheshin në një përqindje më të mirë.

Mendojmë që të paktën nga mesi i tetorit të fillojmë stërvitjet në fushën e kompleksit të ri. Për këtë kemi marrë dhe fjalën e presidentit. Ndërsa për ta bërë komplet stadiumit të gatshëm për të pritur ndeshjet tona, besoj se në muajin nëntor”, u shpreh Daja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy