Humbja me Skënderbeun, Tetova: Më mirë që ndodhi tani

Humbja me Skënderbeun, Tetova: Më mirë që ndodhi tani

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas humbjes me Skënderbeun në transfertë.

Tetova deklaroi se ndeshja u vendos nga dy episode, ndërsa shtoi se është më mirë që ndodhi tani.

Më vjen keq pasi morëm dy gola me episode. I morëm golat aty ku jemi më të fortë, në goditjet standarde. Në pjesën e dytë patëm reagim, u shfaqëm para portës, por nuk konkretizuam dot. Kishim një axhitim të pakuptimtë pas 10 minutash lojë, nuk e di pse ndodhi kjo te lojtarët.

Por më vjen mirë që ndodhi në këtë moment, pasi kemi pushim dhe mund të rikuperojmë diçka. Megjithatë, sot ishte një pjesë e dytë ku kishim rastet tona, por nuk i konkretizuam.

Nuk besoj se ka ngërç psikologjik. Ngërçi është vetëm te shënimi i golit. Duhet theksuar fakti që Montenegro po sakrifikon, është i vetmi sulmues në skuadër që po merr minuta pa fund dhe nuk i bën mirë për momentin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy