
Përforcimi i mesfushës vijon të jetë një ndër prioritetet për drejtuesit e Barcelonës.
Sigurisht pritet që Joan Laporta të japë maksimumin për skuadrën e zemrës i cili tashmë e ka dhënë sinjalin.
Firmosja me Joao Cancelon i ka dhënë shtysën për të avancuar më tej dhe tashmë në fokusin e trainerit Hansi Flick është edhe Leon Goretzka.
30 vjeçari prej shtatë sezonesh aktivizohet për Bayern Munchenin për të cilin është planifikuar një ofensivë gjatë merkatos së verës.
Ishi i Schalke 04 e përfundon kontratën me bavarezët në qershorin e 2026-tës dhe sipas ‘ Sport ‘ është një transferim i mundshëm për ‘’ Los Cules ‘’.
Megjithatë, edhe Napoli konsiderohet një kandidat potencial për të marrë shërbimet e Leon Goretzkas i cili do të jetë një ndër protagonistët e kësaj periudhe.
Tek Barcelona po punohet me shumë përkushtim për t’iu rikthyer kohëve të arta dhe numri një i tyre ka besim absolut tek traineri gjerman.



