Fitorja e Interit ndaj Napolit/ Inzaghi: Na jep besim për të ardhmen. Spalletti: Treguam nivel të ulët

Fitorja e Interit ndaj Napolit/ Inzaghi: Na jep besim për të ardhmen. Spalletti: Treguam nivel të ulët

Fitorja e Interit ndaj Napolit/ Inzaghi: Na jep besim për të adhmen. Spalletti: Treguam nivel të ulët

Interi mori një fitore të rëndësishme ndaj Napolit, duke rihapur garën për titullin kampion në Serie A dhe duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës së Spallettit.

Pas ndeshjes, trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi u shfaq i kënaqur me atë që tregoi skuadra, ndërsa shtoi se kjo fitore duhet t’iu japë besim për të ardhmen.

Ne jemi në një moment të mirë, pasi fituam kundër Napolit që ishte i pamposhtur dhe kështu është një injeksion i madh besimi, jam krenar për djemtë e mi sepse ata ndihmuan njëri-tjetrin në fushë, ishte një kënaqësi për t’i parë ata duke luajtur. Një ndeshje e mrekullueshme edhe për publikun dhe për klubin. Kishte kuriozitet për t’u rikthyer pas kaq shumë ditësh pushimi, por isha i qetë sepse ishim stërvitur në mënyrën më të mirë që nga ajo kohë.

Dzeko po bën shumë mirë, ka teknikë dhe forcë, po na ndihmon shumë në këtë ecuri që nis nga larg. 96 minuta përqendrim i lartë nga ana jonë, mund të kishim shënuar edhe më herët, por kishte pak paqartësi përveç aftësive të Meret. Skuadra e ka mbajtur gjithmonë përqendrimin lart, fitorja ndaj Napolit do të na japë besim të madh për të ardhmen.

Në krahun tjetër, Luciano Spalletti, deklaroi se skuadra e tij ishte në nivel të ulët.

Duhet të tregohemi më të mirë në marrjen e topit. Ne nuk arritëm të merrnim topin siç e bëjmë gjithmonë pasi ishim shumë të ngadaltë. Ne mund të bëjmë më mirë. Nuk kishim të njëjtin kualitet siç kemi pasur gjithmonë.

Tashmë duhet të mendojmë që të stërvitemi më mirë. Niveli që kemi treguar sot ishte më i ulët se zakonisht. Duhet të gjejmë formën tonë më të mirë sërish.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy