Stoka: Arbitrat të pandershëm, kampionati po bëhet më i dobët

Stoka: Arbitrat të pandershëm, kampionati po bëhet më i dobët

Opinionisti Dritan Stoka, u shpreh në emisionin “SportZone” në MCN TV, se kampionati shqiptar po bëhet më i dobët nga sezoni në sezon.

Sipas tij, këtë e tregon edhe prezenca e ulët e tifozëve në stadium, ndërsa shtoi se arbitrat në Shqipëri janë të pandershëm.

Erzeni po bën një kampionat shumë të mirë. Ballshi është shumë mirë. Nuk ka më ekipe të mëdha ose të vogla. Unë isha në stadium për Tirana-Teuta. Goli i parë ndryshoi ndeshjen. Pas atij goli Teuta u shpërbë. Me ikjen e Seferit, Stenio Junior dhe Lushkja, është bërë më i dobët. Kampionati po bëhet më i dobët nga sezoni në sezon.

Shikoj arbitra të pandershëm. Gjëja më e mirë është tifozët në stadium. Po pakësohen tifozët nga sezoni në sezon. Lojtarët nuk kanë më dëshirë të vijnë në kampionatin shqiptar. Të zhvillojmë lojtarët e akademive. Lojtarët e huaj nuk duan të vijnë këtu.

Partizani është një grup, trajneri i ka bashkuar të gjithë. Colella e ka parë si dhuratë nga Zoti për të drejtuar Partizanin.

Shpresojmë që në fillim të nëntorit të zhvillojmë ndeshjen e parë në stadiumin e ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy