Plani i Juventus për Pogba

Plani i Juventus për Pogba

Dëshira e madhe për të rikthyer Pogban në Torino sigurisht duhet të shoqërohet nga një plan i mirëmenduar dhe Juventusi e ka bërë detyrën në këtë aspekt.

 Qëllimi i mesfushorit është largimi nga ‘’ Old Trafford ‘’ në 30 qershorin e ardhshëm dhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e konsideron pjesë të rindërtimit pasi francezi vlerësohet shumë nga Massimiliano Allegri.  

Firmosja përsëri me kampionin në fuqi të botës nënkupton një sakrificë nga Andrea Agnelli i cili po mendon të dorëhiqet nga oferta 7.5 milionë euroshe për rinovimin me Paulo Dybalan duke i dhënë përparsi transferimit të Paul Pogba , lojtar që duhet ta bëjë të vetën duke reduktuar pretendimet.

Problemet ekonomike janë pjesë e kësaj historie por Juventusi nuk do të dorëzohet deri sa të arrijë objektivin e fitimit përsëri të Scudettos dhe Champions Leagues. Ylli i ‘’ The Red Devilsave ‘’ aktualisht përfiton 15 milionë euro në sezon por Juventusi kurrsesi s’mund ta arrijë këtë shifër dhe shpreson që Paul Pogba ta mendojë mirë ofertën  sepse do të ishte një rikthim në ekipin që ia mbylli gojën çdo rivali në Itali dhe e lumturoi këtë lojtar që pretendohet edhe nga Parisi.

Transferimet e Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria kanë shkaktuar optimizëm tek bardhezinjtë por s’mund të dorëhiqen lehtë nga ky lojtar sepse është ndër më të mirët në pozicionin ku luan dhe Massimiliano Allegri është i ndërgjegjshëm se për të ulur nga froni Interin i duhen me patjetër elementë cilësorë në skuadër.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy