
Klubi i basketbollit të Vllaznisë ka komunikuar nëpërmjet faqes në “Facebook” se ka shkarkuar trajnerin Nikola Milatovic.
Shkak për këtë janë bërë rezultatet e dobëta të arritura nga shkodranët në ndeshjet e fundit, teksa kuqeblutë renditen në vendin e katërt në kampionat dhe atë të parafundit në Ligën Unike. Vllaznia bën me dije se skuadrën do ta drejtojë zv.trajneri Ervin Berdica, por nuk dihet nëse ai do ta vijojë këtë punë deri në fund të sezonit apo deri në gjetjen e një trajneri të ri.
Njoftimi i Vllaznisë:
Klubi i Basketbollit Vllaznia pasi ka analizuar me përgjegjësi lojërat e dobëta dhe rezultatet negative të arritura së fundmi, njofton se ka ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin me trajnerin malazez Nikola Milatovic. Ekipi në vazhdimësi do të drejtohet nga zëvendës-trajneri Ervin Berdica. Klubi i Basketbollit Vllaznia falënderon trajnerin Milatovic për kontributin e dhënë!



