Përballja me Partizanin, Di Biagio: Të luajmë mirë dhe të fitojmë, nuk firmos kurrë për barazim

Përballja me Partizanin, Di Biagio: Të luajmë mirë dhe të fitojmë, nuk firmos kurrë për barazim

Trajneri i Dinamo City, Luigi Di Biagio, foli për mediat, në prag të sfidës derbi ndaj Partizanit, që do të luhet ditën e premte.

Di Biagio, deklaroi se ka ardhur koha që skuadra të luajë mirë dhe të fitojë. I pyetur nëse do e pranonte një barazim, duke parë kundërshtarin, italiani tha se kurrë në jetën e tij nuk ka firmosur për barazim.

Derbi është ndeshja më e lehtë për t’u përgatitur nga ana mentale, pasi futbollistët janë më të karikuar. Renditja e Dinamos me lojërat që kemi bërë të gënjen, por ky është futbolli.

Kemi luajtur mirë me Tiranën dhe kemi humbur, kemi luajtur jo mirë ndaj Kukësit dhe kemi fituar. Pra, futbolli i tillë është, por tashmë duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë.

Në jetën time nuk firmos kurrë për një barazim, edhe kur luaja me kombëtaren italiane ndaj kundërshtarëve shumë të fortë si Brazili, gjithnjë doja fitoren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy