
Gjatë merkatos së dimrit parashikohet ndërrimi i destinacionit nga shumë lojtarë.
Sigurisht disa ekipe me emër në kampionatet respektive dhe më gjerë do të jenë protagnistët e saj, me objektivin e të qënit në lartësinë e duhur në fazën më determinante të sezonit.
Atletico Madridi do të jetë një ndër to, një ekip i formuar për të arritur tek titujt, i cili në vitet e fundit ka hasur vështirësi.
Diego Simeone ka kërkuar përforcime dhe sipas ‘ ESPN Argentina ‘, ia ka vënë syrin Enzo Fernandezit.
Mesfushori ka bërë mirë tek Chelsea, i konsideruar si shumë inteligjent taktikisht dhe tejet i aftë në aspektin teknik.
Luhatjet e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ mund t’ia hapin dyert e largimit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ 23 vjeçarit, i cili pëlqehet shumë nga bashkpatrioti ‘’ El Cholo ‘’.
Eksperienca në një kampionat cilësor si Premier League vlerësohet nga tekniku argjentinas edhe pse drejtuesit e kryeqytetasve pritet që të reagojnë shumë shpejt.
Gjithsesi, ‘’ Los Colchoneros ‘’ shpresojnë ta arrijnë marrëveshjen me Enzo Fernandez, shumë i rëndësishëm edhe tek Argjentina e Lionel Scalonit.



