Bernardo Silva, prioritet për Barcelonën

Bernardo Silva, prioritet për Barcelonën

 Fuqizimi i mesfushës do të jetë një prioritet për Barcelonën gjatë merkatos së verës.

Në listën e katalanasve tashmë bëjnë pjesë shumë emra, ndër të cilët më i përfoluri është ai i Bernardo Silvas.

 

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Traineri Xavi Hernandez në shumë raste e ka shprehur dëshirën për ta patur pjesë të 11-shes portugezin por duke qenë se në aspektin ekonomik ‘’ Blaugranët ‘’ nuk janë në kushtet optimale, sigurisht nuk kanë patur shansin për ta finalizuar këtë marrëveshje.

29 vjeçari e ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë tek fituesit në fuqi të Premier Leagues dhe merkatoja e verës për të mund të ketë një fund ndryshe.

Kuq e blutë vijojnë të hasin vështirësi në lidhje me arritjen e objektivave, të cilët do të luftojnë deri në fund për të qenë të përgatitur ashtu siç duhet për sezonin e ri.

Janë bërë shtatë vite për lojtarin nga Lisbona në ‘’ Etihad Stadium ‘’, për të cilin spanjolllët vijojnë të qëndrojnë prapa derës.

12 gola dhe 10 asiste në 49 sfida ka arritur Bernardo Silva gjatë këtij sezoni dhe me rëndësi për tu theksuar është se mënyra e lojës përputhet me atë të Barcelonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy