Parisi në luftë për Rudiger

Parisi në luftë për Rudiger

 Mbrojtësi Antonio Rudiger është një ndër të shumtët lojtarë të cilit i mbaron kontrata me Chelsean në 30 qershorin e 2022-shit , fakt që thekson se do të jetë i lirë për të negociouar me cilindo klub që dëshiron duke filluar nga 1 janari i ardhshëm .  Për gjermanin interesohet prej kohësh  Real Madridi por ‘’ Galaktikët ‘’ s’do ta kenë rrugën edhe aq të lehtë sepse orët e fundit  Paris St Germain  ka treguar interes për 28 vjeçarin . 

Sipas  As traineri Mauricio Pochettino e konsideron shumë të vlefshëm transferimin e  tij në ‘’ Parque de Prince ‘’ por duhet patur parasysh se është një ndër nxënësit më të spikatur të Thomas Tuchel dhe  ka ndikuar shumë në mbarëvajtjen e prapavijës së ‘’ Bluve të Londrës ‘’.

Momentalisht çështja e rinovimit të kontratës me Antonio Rudiger ka mbetur pezull  por ideja e drejtuesve të kryeqytetasve është qëndrimi i ishi-t të Romës në ‘’ Stamford Bridge ‘’ edhe për shumë kohë .  Merkatoja e 2017-tës konsiderohet një periudhë që i ka ndryshuar karrierën qëndërmbrojtësit nga Berlini dhe e tashmja e suksesshme e  konfirmon një gjë të tillë . Tanimë topi do të kalojë në  anën e Chelseat sepse duhet të marrë me shpejtësi një vendim për të mos rrezikuar  largimin e një elementi  përcaktues në fazën defensive.

Pavarësisht se mund të ketë kërkesa të larta në aspektin ekonomik , drejtuesit me në krye presidentin Roman Abramovich në një farë mënyre janë të detyruar t’ia plotësojnë sepse e ka justifikuar plotësisht besimin e dhënë nga Thomas Tuchel .  

Nga ana tjetër duhet theksuar se  një largim i mundshëm i Antonio Rudiger do të perceptohej një autogol  sepse anglezët  do të përforconin një kundërshtar të mundshëm në Uefa Champions League dhe një skuadër me një impakt të tillë kurrsesi s’do t’ia lejonte vetes këtë gabim  .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy