Futbollisti i Kombëtares shqiptare Myrto Uzuni ka humbur ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij deri më tani, atë kundër Barcelonës që do të luhet në mesjavë për Champions League.
25-vjeçari pjesë e Ferencvaros nuk ka udhëtuar drejt Camp Nou-t dhe kjo për shkak të koronavirusit, pasi ai ka rezultuar i prekur me COVID-19. Mësohet se ai gëzon gjendje të mirë shëndetësore, por për pak shkak se duhet të rezultojë dy herë radhazi negativ në teste nuk ka fluturuar me shokët e skuadrës.
Uzuni nuk ka qenë i grumbulluar as në ndeshjen e së premtes në kampionatin hungarez kundër Kisvarda. Për çështjen në fjalë nuk ka ende një reagim nga Ferencvaros, por vlen për t’u theksuar se Uzuni u largua edhe nga kombëtarja me arsyen se ishte i dëmtuar.



